Kurti në CNN: Nuk e dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste

0
96

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në median prestigjioze amerikane CNN lidhur me tensionet në veri.

Ai ka thënë se nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike para milicisë fashiste.

Kurti, i pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve dhe ndëshkimet nga SHBA, që lidhen edhe me përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 2023, ka thënë se fillimisht ndërkombëtarët kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Ai shtoi se meqenëse e kanë njohur këtë rezultat, atëherë kryetarët janë ata që duhet të hyjnë në objektet e komunës

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ka pyetur Kurti.

“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste”, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

Shkruaj nje koment