Kurti në Paris: Qëllimi i sulmit të 24 shtatorit ishte përshkallëzim i situatës, që ushtria serbe të hynte në Kosovë

0
30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi nga Parisi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë është kryer nga një grup terrorist dhe qëllimi ishte përshkallëzim i situatës në mënyrë që ushtria serbe të hynte në Kosovë.

“Më 24 shtator patëm sulm nga një grup terroristit, paramilitar nga Serbia në veri të vendit tonë, ku vranë një polic të Kosovës dhe sigurisht që kanë dashur të shkaktojnë një përshkallëzim të një mase më të madhe dhe të krijonin kaos si pretekst që ushtria serbe të hynte në Kosovë…” tha Kurti, duke folur në ditën e dytë të Forumit të Paqes në një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

Sipas tij, edhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky masivizimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën është i papranueshëm.

Shkruaj nje koment