Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Të dënohet sulmi i 24 shtatorit, autorët enden të lirë në Serbi

0
147

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli gjatë sesionit të parë të Samitit të Procesit të Berlinit për situatën e krijuar në veri. Në fjalën e tij, Kurti theksoi nevojën për të dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, tha Kurti.

Kurti tha se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

Shkruaj nje koment