Kurti paralajmëron: Greqia është pranë njohjes së Kosovës

0
55

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është pranë njohjes nga Greqia.

Duke folur për median polake TVP World, kreu i qeverisë u shpreh optimist se Prishtina do të bindë vendet që ende s’e kanë njohur Kosovën. 

Në vitet e fundit ne kemi pasur sukses në aspektin e komunikimit dhe bashkëpunimit me pesë vendet mosnjohëse nga 27 të BE-së. Dhe, ne kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që t’i sjellim ato më afër shumicës. Greqia është në vendin e parë e cila është afër njohjes. Këtë e dëshmon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë, i cili është ngritur së fundi”, tha Kurti.

Ne do të bëhemi pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mendojmë se procesi i integrimit në BE i shërben vendit tonë.E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, ndërsa në të njëjtën kohë, ne kemi nevojë për ndihmë nga BE-ja”, vijoi ai. 

Shkruaj nje koment