
Kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian në presidencën çeke të Këshillit të BE-së.
Ai u prit në Pragë nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek.
Dokumenti u firmos nga Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. Por rrugëtimi i Kosovës në BE mund të marrë shumë kohë.