Kurti ‘thumbon’ Ramën: Po shënojmë përvjetorin e “Ballkonit të hapur”

0
86

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se i ka hedhur një kunj homologut shqiptar, Edi Rama lidhur me çështjen e “Ballkanit të Hapur.

 Mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës, Kurti ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e quajtura “Ballkoni i Hapur i Qeverisë”.

Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime.

E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, u shpreh Kurti.

Shkruaj nje koment