
Nga Nebil Çika
Askush nuk e ha mashtrimin që regjistrimi i datës 4 janar 1991 midis Berishës, Ramës Hajdarit , dhe Shijakut , në studion e Karanxhës është bërë në mënyrë amatore nga një piktor .
Së pari dihet fakti që studiot artistike përdoreshin si rezidenca të Sigurimit të Shtetit dhe kishin të montuara T.O ( teknikë operative) përgjimi.
Së dyti ato mjete regjistrimi audio i kishte vetëm Sigurimi i Shtetit ose shërbime sekrete të huaja ku i gjeti ky “piktori” .
Së treti nuk bëhet fjalë për një bisede të rastësishme, disa minuat, por për një diskutim disa orë të aksionit dhe platformës politike të PD siç ishte përballja me Ramiz Alinë , qëndrimi ndaj Enver Hoxhës, mënyra e aksionit të opozitës etje .
Nuk e ha askush që Berisha dhe Rama ishin, rastësisht atje . Kjo bëhet e dyshimtë edhe për faktin që dy kanë pretenduar publikisht që nuk janë takuar më me njëri tjetrin që në 13 dhjetor 1990 , pra e kanë mohuar këtë takim të gjatë dhe sidomos temën e diskutimit të datës 4 dhjetor 1991. Dhe nga përgjimi që u publikua nuk është një takim e bisedë që mund të “harrohet”.
Lindin shumë pyetje dhe dyshime nga ky regjistrim .
Kush e regjistroi e me çfarë qëllim ? Kush e ka pasur dhe e përdor sot ?
A kishin dijeni protagonistët qe biseda e tyre përgjohrej ?
A është ky publikim në një TV kombëtar një shantazh dhe për çfarë ?
Pse protagonistët e kanë mohuar atë ?
A ka materiale të tjera komprometuese për Berishën dhe Ramën në atë periudhë ?
A janë përdorur dhe përdoren ato për presion e shantazh në këto 32 vjet?
A kanë marrëveshje te hershme Berisha me Ramen dhe koto materiale janë garanci e sajë ?
Të gjitha këto nuk mund të shkojnë pa vëmendjen e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë kombëtare pasi janë dy persona që kanë pasur e kanë në dorë fatet e vendit e të popullit .
Fakti që ka materiale të tilla na bën të dyshojmë se mund të ketë edhe gjëra më të rënda se kaq. A mund të përdoren këto si shantazh apo peng marrje të protagonistëve nga ata që i disponojnë këto materiale?
Duhet zbardhur zyrtarisht dhe publikisht për të marrë vesh kush është pengu dhe pengmarrësi i mundshëm i tyre !
n.ç