Kush është Suella Braverman, vajza pro-Brexit që i ka shpallur ‘luftë’ shqiptarëve?

0
177

Në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, emri i Suella Braverman, sekretares britanike për Punët e Brendshme, është lakuar ndoshta më shumë herë se sa pjesa më e madhe e politikanëve në vetë tokën shqiptare.

Por, pakkush e njeh plotësisht figurën e saj, një vajzë e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, e cila ka mbajtur qëndrim të qartë pro-Brexit, ka qenë avokatja kryesore e Qeverisë në vitet e fundit si edhe tashmë, i ka shpallur “luftë” emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese të ndryshme përtej brigjeve kontinentale.

Emri i saj i vërtetë, është në fakt Sue-Ellen Cassiana “Braverman” Fernandes, por shkurtimisht njihet si Suella dhe ka lindur më 3 prill 1980 në Harrow të Londrës.

Vajzë e dy emigrantëve të ardhur në Britani në vitin 1960 për një jetë më të mirë, rrënjët politike Suella do t’i merrte nga e ëma, e cila ishte infermiere dhe pati garuar për të qenë deputete në Parlamentin britanik, por pa ia arritur.

42-vjeçarja, besimtare budiste, pas edukimit të marrë në Cambridge për drejtësi dhe kualifikimeve shkencore në Paris dhe New York, vendosi të garojë në vitin 2015 për një mandat parlamentar, të cilin e fitoi në zonën e Fareham, duke u bërë deputete.

Deri në atë kohë, eksperienca e saj ishte në profile të ulëta politike, duke u angazhuar si këshilltare ligjore në disa ministri.

Me ardhjen në tryezën e madhe të deputetëve, Braverman filloi të merrte zë, mbi të gjitha mbi çështjen e Brexit, për të cilën ajo ishte mbështetëse e fortë.

Më pas, me ardhjen e Boris Johnson në krye të konservatorëve dhe Qeverisë, ajo u bë këshilltarja kryesore e Qeverisë në çështjet ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here