Kush ishte biznesmeni gjirokastrit që humbi jetën një natë më parë Athanas Xhavara dhe bizneset e tij

0
170

Athanas Xhavara 45 vjeç është biznesmeni që humbi jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25 tek kthesa e Arbanës në aksin rrugor Vaqarr-Ndroq.

45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqëndruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private, riciklim, eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm.

Në momentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kompaninë “HXH”.

Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.

Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here