Kush janë zyrtarët e arrestuar në Sarandë, detajet nga hetimet

0
210

Pas shoqërimit të zyrtarit të Drejtorisë së Urbanistikes së Bashkisë Sarandë, Ariel Balani SPAK ka dalë me një njoftim ditën e sotme.

Balani, zyrtar i Urbanistikës është shoqëruar si fillim në Komisariatin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës pasi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, .

SPAK thotë se Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F. D. dhe S. D., të cilëve iu ka kërkuar 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit.

Në muajin Korrik të vitit 2021, Balani ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe ai ia ka kthyer shumën monetare.

Shkruaj nje koment