Kush konsumon mbi 800 kW/h energji paguan më shumë, zbatimi i fashës nis nga muaji shtator

0
234

Plani i qeverisë për të vendosur fashë për konsumin e energjisë do të zbatohet brenda muajit Shtator. Kështu deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku gjatë inaugurimit të aksit rrugor K

ardhiq-Delvinë.

Në një intervistë për Klan News, Baluku tha se ndryshe nga çfarë ishte planifikuar për fashën e konsumit e cila do të ishte 700 kW/h, nga analizat e kryera ka rezultuar se konsumi deri në këtë fashë është normal për një familje.

Ministrja tha se 800 kW/h është parë më e arsyeshme si fashë pasi konsiderohet mbi konsumin normal të një familjeje. Balluku pohoi se plani do të zbatohet me shumë mundësi duke filluar nga muaji Shtator.

Kështu abonentët që konsumojnë më shumë se sa 800 kQ/h do të paguajnë më shumë.

“Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por nga ana tjetër, 800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen. Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt. Nëse jo brenda

Verës, do të bëhet në fillim të Shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë, është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike, e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ministrja Balluku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here