Kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët për të hyrë në Kosovë

0
60

Një ditë më parë Kosova ashpërsoi masat anti-Covid. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë me dije rregullat e reja për të hyrë në Kosovë.

Kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët janë:

– Çertifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

– Çertifikatën e vaksinimit me një dozë, jo më e vjetër se 4 javë, bashkë me testin RT-PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë;

– Çertifikatën e vaksinimit me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19

Nga data 3 janar  i vitit të ardhshëm, në Kosovë do të lejohen të hyjnë vetëm ata persona që janë të pajisur me çertifikatën e vaksinimit të plotë.

Shtetasit nga Kosovës, personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm që nuk posedojnë ndonjë nga kuushtet e mësipërme do iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare.

Ndërsa personat që hyjnë në Kosovë dhe largohen brenda tre 3 orësh nga territori duhet të plotësojnë një formular.

Shkruaj nje koment