‘Kushtetuesja’ rrëzon Bordin e Ushqimit, reagon Sula: Tani qeveria duhet tu kthejë qytetarëve paratë e marra padrejtësisht

0
89

Deputeti i Partisë Demokratikë Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Bordin për Transparencën dhe Monitorimin e Çmimeve të ushqimeve

Në një reagim në Facebook, Sula shkruan se u shfuqizuar në ligj abuziv që fuste dorën në xhep të qytetarëve.

Sipas tij, tani qeveria duhet tu kthejë qytetarëve paratë të cilat i janë marrë në mënyrë të padrejtë me anë të çmimeve të vendosura nga Bordi.

“Qeveria kapet me ‘presh në dore’ me bordin hajdut.
Më në fund një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne, grupit Parlamentar të PD dhe rrëzoi Bordin e Vendosjes së Cmimeve. Unë dhe gjithë grupi ynë i opozitës e kemi kundërshtuar qysh prej fillimit ngritjen e një bordi të tillë i cili nuk u erdhi në ndihmë qytetarëve, por grosistëve.
Ndaj së bashku me kolegët e mi vendosëm ta godisnim në Gjykatën Kushtetuese. Sot trupa gjykuese na dha të drejtë dhe shfuqizoi ligjin abuziv që u fuste dorën në xhep qytetarëve cdo ditë duke vendosur cmime në favor të grosistëve.
Tani qeveria duhet tu kthejë paratë e marra në mënyrë të padrejtë me cmimet e vendosura nga bordet qytetarëve.
Ndërkohë inkurajojë Gjykatën Kushtetuese të procedojë me shpejtësi edhe me ankimimin që kam bërë së bashku me kolegët e mi për bordin që vendos cmimin e naftës”, shkruan Sula.

Shkruaj nje koment