
Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, këtë seancë plenare që pritet të nisë në orën 10:00.
Gjithashtu grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite kërkesën e tyre.
Në kërkesën e grupit të Rithemelimit, vihet re se mungon firma e Sali Berishës, ndërsa ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës në seancën plenare të një jave më parë.