Kuvend/Rama ia lë fajin BE-së/Shqipëria është gati ,vendet e BE-së jo /Sulme edhe ndaj opozitës

0
157

Në fjalën e tij në kuvend kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se Shqipëria është gati për të hyrë në BE por janë vendet e BE-së ato që nuk e duan.Sipas tij sot asnjë vend nuk mund të futet sepse vendet anëtare të BE janë në konflikt të brendshëm për zgjerim ndërsa kushtet që vendosin janë të vështira.

“Problemet e tyre e kanë kthyer Shqipërin në delen e zezë. Shqipëria është në rrugën e duhur por e gjitha varet nga politikat që ndjekin vendet e BE .Të gjitha palët duhet të bëhen bashkë për të ardhmen e Shqipëris pasi kjo nuk është cështje e një qeverie por e një kombi. ‘

Edi Rama nuk ka kursyer edhe sulmet ndaj opozitës duke thënë se janë ata të parët që thonë se Shqipëria nuk e meriton BE-n dhe hapjen e negociatave .

“Shpifje dhe gënjeshtra për ta nxjerë sa më keq vendin.Nëse jeni patriotë ejani ta bëjmë reformën zgjedhore si hap të parë.”

Sulmet nga foltorja e kuvendit i janë adresuar edhe kryetarit të opozitës . “Nuk i thotë këmbësori makinës ,hap krahun.Kush je ti ,çfarë përfaqëson ,i le në rrugë ata që përfaqëson. Të gjithë ata që kundërshtojn Shqipërin janë kundër zgjerimit por Shqipëria do hyjë në BE , kjo do kohën e duhur” ,ka thënë Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here