Kuvendi miratoi me 125 vota pro rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t

0
16

Miratohet me vota unanime Rezoluta kundër raportit Dick Marty-t i propozuar nga PS. Kanë qenë 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

Po ashtu në Kuvend me 125 vota  është votuar pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

Me 80 vota pro, kundër 45, abstenim 1 projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” në Republikën e Shqipërisë.

Shkruaj nje koment