Kuvendi miraton me 97 vota pro marrëveshjen e 5 Qershorit

0
142

Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor bazuar në marrëveshjen e 5 Qershorit në Këshillin Politik.
Në sallë u votua me 97 vota pro, 4 abstenim ndësa 6 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Kryeministri Rama tha se kjo marrëveshje duhej votuar me mend pasi ajo hap rrugën e procesit të negociatave me BE. Ai shtoi gjithashtu se më 30 korrik Kuvendi do të votojë për hapjen e listave.
Sot në orën 17:00 pritet mbledhja e palëve sërish në Këshillin Politik.
Këshilli Politik në marrëveshjen e 5 qershorit ra dakord për çështjet e mëposhtme:
Data e zgjedhjeve do të caktohet në harkun kohor nga data 15 prill deri në 15 maj.
Palët kanë rënë dakord që të fillojnë ndërtimin e një sistemi për identifikimin biometrik të votuesve, duke dhe zbatimin e tij 100 përqind në zgjedhjet e ardhshme.
KQZ do të përbëhet nga tre trupa të shkëputura dhe të pavarura nga njëra tjetra, secila përgjegjëse për një nga aspektet e mësipërme.
Kolegji zgjedhor është organi që gjykon ankimimet ndaj vendimeve të KQZ-së. Ai do të mbetet i pandryshuar dhe do të përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur nga trupa e gjyqtarëve të apelit. Palët kanë rënë dakord që në Kolegj të përzgjidhen vetëm anëtarë që kanë kaluar procesin e vetingut.
Palët kanë rënë dakord të mos ndryshojnë përbërjen e komisioneve zgjedhore. Ato të vazhdojnë të jenë me njerëz politik. Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e administratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here