Kuvendi miraton projektligjin për rritjen e pagave për deputetët e ministrat

0
120

Kuvendi ka miratuar rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, projektligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash.

Edhe për ndryshimin për pagat e administratës dhe pagën minimale, ka marrë pëlqim. Miratohet projektligji për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve me 93 vota pro dhe kundër 2.

Projektligji për pagat e administratës, miratohet me 97 vota pro dhe 3 kundër, kurse projektligji për pagën e ministrave dhe deputetëve: 95 pro dhe 3 kundër.

Përveç pagave të deputetëve dhe ministrave, do të rriten dhe rrogat e të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale.

Ne total do të përfitojnë 130 mijë punonjës. Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet që rroga mesatare të arrijë në 900 euro.

Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh

Shkruaj nje koment