Kuvendi, një minë e telekomanduar, duhet shpërndarë me urgjencë!

0
136

Tritan Shehu, ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, ka deklaruar sot se Kuvendi i Shqipërisë duhet shpërndarë me urgjencë pasi është bërë një “minë me telekomandë”. Qëndrimi i ashpër i Shehut ka ardhur pasi Kuvendi vendosi me vota që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të mos betohen më përpara Presidentit, edhe pse kjo në fakt është shkelje e Kushteturës.

Në shënimin e tij në Fb, Shehu shprehet: ” Ky Kuvend duhet shpërndarë se është një “minë e komanduar”! Mbrëmë kjo u rikonfirmua për të shumtën e herës. Ai nuk mund të vetshpërndahet, mos të kemi iluzione, ai komandohet. Ai vetëm mund të shpërndahet nga forca e njerëzve, rezistenca e tyre, qëndresa.

Shpërndarja e tij tashmë është një urgjencë kombëtare, sepse ai përbën një rrezik kombëtar, jo thjesht për papërgjegjshmërinë e tij, por për fijet e komandës që e drejtojnë. Ai jo vetëm është antikushtetues, 122-sh, jo vetëm ka 42 “pupacë”, por nën komandë është i aftë (i paaftë) të hedhë në erë bazat kushtetuese të së drejtës, të lirive, parimet tona europiane e perëndimore, interesat tona më të mëdha kombëtare.

Prandaj ai duhet shpërndarë sa më shpejt e kjo mund të ndodhë vetëm nga një lëvizje mbarë popullore, e domosdoshme kjo, ndryshe…gjërat do të shkojnë keq e mos më keq e ne do të përjetojmë një autokraci shumë të gjatë, duke u degdisur diku në Lindje.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here