Kuvendi shtyn seancën e së enjtes

0
73

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të parashikuar për datën 26 maj. Punimet e së enjtes do të zhvillohen në një datë tjetër.

Ju njoftojmë se seanca  plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e  punimeve të Kuvendit, nuk do te zhvillohet. Kjo seance do të zëvendësohet në një datë tjeter që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit, pa dhënë arsye.

Megjithatë, mendohet se ky zhvillim ka lidhje me finalen e Conference League që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Shkruaj nje koment