LA PIOVRA !!!

Nga Roland Bejko. 

Sajmir Tahiri u tha gazetarëve: “Nuk keni parë gjë akoma”!

(….menjëherë pasi nga shtëpia e tij sapo kishte dalë miku më i afërt i Olsi Ramës(!?). Çfarë donte ai aty? Ka qenë i dërguari i Kryeministrit? Për çfarë? )

Po, e vërtetë është se deri më tani nuk kemi parë gjë akoma. E sigurt është që do kemi nderin të jemi spektatorë të një spektakli me shumë të panjohura.

Skenarët e mundshëm :

1. Rama, do përpiqet që të shpëtojë veten dhe të afërmit e tij.

a) I ofron kompromis Tahirit të bëhet kurban përkohësisht sa të kalojë ky cunam i ardhur nga miqtë e Shqipërisë dhe më pas nëpërmjet parasë dhe pushtetit ta nxjerin të pafajshëm.

b) E lëshon pa kompromis dhe i mer jetën në burrg me helmim apo “vetvrasje në kushte depresioni”…kështu shpëton veten, vëllanë dhe gjithë “të dashurit” që e rrethojnë.

c) Do përpiqet me sa të mundet ta pengojë atestimin e Tahirit, ose të manipulojë drejtësinë për ta nxjerë të pafajshëm.

2. Tahiri, po përpiqet të shpëtojë veten nga burrku dhe jetën nga pumbat e mafjes !

a) I bën presion Ramës duke i thënë se nëse më lëshon, do flas. Do mbytem duke marë me vete edhe ty me familjen dhe të dashurit që të rrethojnë.

b) Ju kërkon mbrojtje shërbimeve të huaja dhe drejtësisë italiane apo Departamentit të Shtetit duke marë statusin e të penduarit. Ju jep atyre gjithë dokumentacinin, përgjimet, provat që ka dhe ku implikohet personalisht Edi Rama.
Shpëton veten dhe familjen duke përfituar dënim të lehtë apo ndonjë ekstradim të mundshëm në një vend të huaj me gjeneralitete të tjera.

c) Tahiri,nëse nuk flet rrezikon të përfundojë si “Mehmet Shehu, ishkryeministri komunist.

3. Opozita e Bashkuar.

Nëse nuk largon Ramën nga pushteti në këtë situatë dhe nëse nuk është në gjendje të çlirojë sot shqiptarët nga thundra e superkrimit të organizuar do akuzohet nga shqiptarët si bashkëfajtore dhe e dështuar

Meriton pas kësaj të shpërbëhet !

4.Krimi i Organizuar.

Për momentin janë të hutuar, po përpiqen të kuptojnë përmasat dhe seriozitetin e operacionit antikrim. Disa janë larguar jashtë.
Por, sa më shumë tu ngushtohet laku, aq më agresiv do të bëhen në ditët dhe muajt e ardhshëm. Gjasat janë që të kalojnë në akte terroriste.

5. Presidenca.

Duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë për tu paraprirë ndalimit të akteve terroriste ndaj funksionarëve, prekurorëve, policëve dhe gjyqtarëve të ndershëm, apo politikanëve që mund të vijnë prej panikut të krimit të organizuar. Askush nuk ka më besim te “policia që duam”…

6. Ndërkombëtarët.

Nëse e kanë seriozisht, dhe nëse duan ta çlirojnë vërtet Shqipërinë dhe shqiptarët nga kthetrat e krimit të organizuar, ky është lajmi më i mirë për shqiptarët që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nëse bëjnë goditje parciale duke goditur vetëm peshqit e mesëm e të vegjël që nga Sajmiri e poshtë dhe mbajnë Edi Ramën Kryeministër,ky do të jetë një lajm i tmerrshëm për shqiptarët.

Revanshi i tij ndaj kundërshtarëve politikë do jetë i tmerrshëm.

Prandaj, kur Sajmiri thotë se nuk keni parë gjë akoma, ka shumë të drejtë !

( Ish Ministri i Brendshëm z.Demiraj, duhet të shprehet nëse është e vërtetë apo jo egzistenca e një dhome orgjish në tunelin poshtë godinës së Ministrisë së Brendshme që lidhet me Bunker Art,prej së cilës hynin natën dhe thasët me para… Shqiptarët e meritojnë të mësojnë të vërtetën mbi Ministrin patetik, mburavec dhe budalla të ” #Policisëqëduam” )

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment