LAJM I FUNDIT !!! Zbulohet baza e prostitucionit ilegal në Gjirokastër.

0
49

Një lokal në lagjen 18 Shtatori ku shërbente për lënien e takimeve mes femrave që ushtronin prostitucion dhe klientëve të tyre, është zbuluar para pak minutave.

Policia Kriminale e Gjirokastrës, ka ushtruar kontroll në këtë lokal ku zbuloi takimet që kishin lënë tre gra me klientët e tyre dy prej të cilëve të moshuar dhe njëri student.

Jugunews.net për etikë, nuk dëshiron të zbulojë lokacionin e saktë të lokalit apo edhe emrat e grave që ushtronin prostitucion.

Policia ndërkohë ka arrestuar pronaren e këtij lokali V.L 46 vjece si dhe kamarieren e këtij lokali M.L. 34 vjece. Specialistët e Krimit, kanë arritur deri në momentin kur njëra prej garve, la takim me një person të kamufluar nga policia i cili hiqej si klient.

Vlera e një séance seksuale, shkonte 3000 lekë, ndërkohë që vlera e seksit oral 2000 mijë lekë.

Gratë që ushtrojnë prostitucion, janë të moshës 23, 34 dhe 49 vjece.

Dy prej grave që ushtronin prostitucion, i përkasin komunitetit egjiptian.

Shkruaj nje koment