Lajm i fundit/Pranga policit të Kakavijes

0
358

Një polic i Kakavijes, është arrestuar sot nga Policia e Shtetit, teksa po kalonte drejt Greqisë, disa persona. Bëhet fjalë për Drini Çaçin 39 vjeç nga Gjirokastra me detyrë efektiv i Policisë Kufitare. Polici në fjalë, është arrestuar së bashku me tre persona të tjerë nga Berati, teksa po kalonin përmes kufirit të gjelbër, dy persona. Personat që kërkonin të kalonin drejt Greqisë, kishin espuls në pasaportat e tyre nga Policia Greke, për shkak të qëndrimit tej afateve të përcaktuara sipas rregullave të SHENGEN. Kjo u vërtetua përmes sistemit TIMS, nga Policia Kufitare e Kakavijes. Burimet policore, kanë konfirmuar për Jugunews.net se dy personat me probleme me shtetin grek, kishin paguar tek polici kufitar, 400 euro me qëllim sigurimin e lirshëm për të kaluar për në Greqi, përmes një monopati, larg vëzhgimit të Policisë Kufitare Greke.  Gjatë operacionit policor, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy automjete, 11 aparate celularë, si dhe 550 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë dhe ndaj policit kufitar Caci dhe tre të arrestuarve të tjerë, rëndon vepra penale e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të kryer në bashkëpunim.

Shkruaj nje koment