LAJM I FUNDIT !! Rrokadë tek Ujësjellësi, largohet Bashkim Tola, zëvendësohet me….

0
52

Mbledhja e sotme e Bordit të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Gjirokastër, shërbeu për të shkarkuar nga posti i drejtorit të Bashkim Tolën i cili e mbante këtë post prej 23 muajsh.

Kishte ditë që përflitej lirimi i Bashkim Tolës nga posti i drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Gjirokastrës dhe kjo në kuadrin e ndryshimeve të raporteve politike në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, ku tashmë demokratët dhe LSI, përbëjnë shumicën.

Në vend të Bashkim Tolës, është emëruar Dhimo Kristidhi me profesion inxhinier elektrik.

Asambleja e aksionerëve në mbledhjen e sotme propozoi shkarkimin e Tolës nga posti i drejtorit dhe propozimin e më pas miratimin e Dhimo Kristidhit, si drejtor i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Sh.a Gjirokastër.

Zoti Kristidhi ka një eksperiencë të gjatë në poste drejtuese në entet publike ku në 17 vitet e fundit ka mbajtur poste drejtuese në OSHEE, ZRPP apo dhe së fundi në krye të Ujësjellësit të Gjirokastrës.

Shkruaj nje koment