Lajm i fundit:Vrasje e dyfishtë në Krujë

0
220

Të enjten rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plagosur më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital por rrugës kanë ndërruar jetëNë ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka si shtysë hakmarrjen.Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhë në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here