Lajm i mirë për shqiptarët, vlefshmëria e një vize amerikane për turizëm apo biznes zgjatet në 10 vjet

0
216

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Ambasada amerikane ka njoftuar një lajm shumë të mirë për qytetarët shqiptarë që do tu krijojë lehtësira për të vizituar miqtë dhe familjarët e tyre në SHBA.

Ambasadorja Yuri Kim me anë të një videomesazhi në twitter thotë se duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, vlefshmëria e një vize të re turistike apo biznesi do të zgjatet nga tre në dhjetë vjet.

Kim: Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vizitoni në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse pa pasur nevojë të rinovoni vizën tuaj deri në 2032.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here