Lajmi fundit: Aksident me pasojë vdekje në Divjakë

0
225

Në mbasditen e ditës së sotme në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse). Mjeti drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.Eshte shoqëruar në komisariatin e policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkruaj nje koment