Lajthitja e radhës e Rilindjes :Plotësimi i kushteve shkak kryesor i mos hapjes se negociatave?!

0
153

Sipas ministrit Cakaj ,shqipërisë nuk iu hapen negociatat pasi i kishte plotësuar të gjitha kushtet e vendosura,deklaratë kjo e mbështetur dhe e pasuar nga Edi Rama .Ka qenë ish kryeministri Sali Berisha ai që me anë të një statusi në rrjetin social FB ka bërë ndër të tjera një thirrje për popullin shqiptar ” të flakë tutje Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij”!

Statusi si mëposhtë:

“Plotesimi i kushteve shkak kryesor i mos hapjes se negociatave!?!?”
Kjo eshte deklarata qe beri Edvin Mafia me sugarin e tij, çakallin e Baton Stanishiqit.
Te dashur miq, pas goditjes fatale qe mori çelja e negociatave dhe projekti i integrimit te Shqiperise ne BE, per shkakun e vetem se Shqiperia nuk plotesoi asnjerin prej 7 kushteve te caktuara nga Keshilli i Ministrave te BE me dt 26 qershor 2018 ne Luksemburg, Edvin Mafia me lepiresit e tij Arben Malavita, Karla Malavita, Ymer Çorapja dhe tualetin e Kol Balles ndermoren sulme mafioze, staliniste, me fjalor te ulet koprolalik ndaj armiqve te jashtem dhe te brendshem te Shqiperise.
Ne serine e ketyre sulmeve per te mashtruar shqiptaret per rrenimin e procesit te integrimit qe iu shkaktoi Edvin Mafia ne menyren me te pafytyre deklaroi dje me velinen e tij,Cakajn e tre masterave, çakallin e Baton Stanishiqit sa vijon:
“Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës. E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën” – tha Cakaj.
Ministri tha gjithashtu se edhe “kushtet” e Bundestagut nuk kanë qenë “kushte” për hapjen e
negociatave.
Miq, nje deklarate e tille eshte kushtrim, eshte apel per çdo shqiptar qe di ne kete vend te ngrihet me te gjithe fuqine e tij per shporrjen, flakjen nje minute e me pare ne koshin e plehrave te historise Edvin Mafine dhe narkoshtetin e tij! sb”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here