Lame: Legalizimi i banesave, jo më nga Hipoteka. Ejani tek ALUIZNI

0
334

Që nga e hëna, për legalizimin e banesave nuk do të aplikohet më tek Hipoteka, por tek ALUIZNI. Lajmin e dhanë bashkarisht për mediat, drejtuesit e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, Ilirjan Muho dhe Artan Lame.

Lame tha: “Kujdesi jonë që prej fillimit të operimit, ka qenë thjeshtimi i procedurave.Për këtë arësye kanë vlejtur një seri aktesh dhe rregullimesh ligjore të ndërmara në këto tre vjet.

Para rreth dy muajsh u arrit heqja e procedures së kontratës së kalimit të pronësisë. Procedurë kjo që tani kryehet nga ALUIZNI.Sot kemi dalë së bashku me Kryerregjistruesin e Republikës z. Ilirian Muho, për të dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë qytetarët e interesuar.

Duke filluar nga e hëna, qytetarët të cilët legalizojnë banesat e tyre, nuk do të aplikojnë më pranë ZRPP-ve (zyrave të hipotekës) për rregjistrimin dhe marrjen e çertifikates së pronësisë.

Këtë proces kompleks, që prej të hënës do ta kryejnë Drejtoritë përkatëse të ALUIZNI-t në bashkëpunim me zyrat e ZRPP-ve.Na u deshën disa muaj për të ndryshuar dhe përshtatur procedurat ligjore.Unifikuam sistemet e operimit për të mundësuar shkëmbimin dhe dërgimin e informacionit “on line” me ZRPP.

Hartuam dhe bashkëfirmosëm një Udhëzim të hollësishëm procedimi. Edhe nga pikëpamja organizative, ndryshimi i sotëm është një risi për të gjithë administratën publike që ka lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve.

Eshtë zbatimi më i prekshëm i parimit “one stop shop”.

Pas nisjes së procesit të legalizimeve masive në vitin 2014, ky ndryshim i sotëm është është më i rëndësishmi dhe themelori që kemi arritur,” përfundoi Lame.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here