Lamtumirë ndryshimit të orës

0
148

Ndryshimi i orës në muajin mars apo tetor duket se nuk do të ndodhë më .Vendimi bëhet i ditur nga komisionerja Evropiane për Transportin Violeta Bulc e cila ka njoftuar se BE do të ndalojë ndryshimin dy herë në vit të orëve. Ky ndryshim do të fillojë në muajin tetor të këtij viti. Praktika e ndryshimit të orës dy herë në vit u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970 dhe u bë ligj në të gjitha vendet e bashkimit Europian në viitn 1996. Bulc tha që vendet anëtare të BE-së do të duhet të vendosin deri në prill 2020, nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në kohën e zonës verore apo zonën dimrit. “Për të ruajtur një qasje të harmonizuar, ne jemi duke inkurajuar konsultime në nivele kombëtare për të siguruar një qasje të koordinuar të të gjitha vendeve anëtare,” është shprehur Bulc. Vendimi për të zgjidhur çështjen u nxit pasi Komisioni filloi një studim në internet. Rreth 4.6 milion evropianë iu përgjigjën sondazhit – tre milion nga ata të anketuar ishin nga Gjermania dhe 80 përqind e tyre votuan pro për të hequr praktikën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here