Lapardhaja: PD-ja në vitet e fundit po tregon se është anakronike

0
177

Nga Namir Lapardhaja

PD-ja në vitet e fundit, sidomos gjatë kësaj kohe, po tregon se është anakronike.
Shoqëria ka ndryshuar, ajo ka ngel si njëzet vite më parë. S’e kam tek figurat, por tek gjuha, ligjërimi, akuzat, metodat… Gjithmonë rrugën e gabuar.
Shih ligjërimin e Berishës dhe të atyre që e ndjekin dhe e kupton se çfarë dua të them.
Asnjëherë atë që duhet. Asnjëherë kur duhet dhe si duhet.
Kur duhet të futen në zgjedhje, i bojkotojnë ato!
Kur duhet të marrin pjesë në reforma kushtetuese, zgjedhore apo territoriale, shpikin tryeza dhe flasin me vete.
Kur duhet të përgatiten për përballje, përgatitin militantët për protesta!
Kur duhet t’i drejtohen qytetarëve, iu drejtohen strukturave të kalbëzuara, që s’i dëgjon askush në shtëpinë e tyre!
Kur i kërkohet të flasin në Kuvend, shkatërrojnë debatin dhe uzurpojnë foltoren, duke u ankuar për atë që ka ndodhur një javë më parë!
Kur duhet të denoncojnë korrupsionin me fakte, shpifin dhe trillojnë histori të paqena dhe të çuditshme!
Kur duhet të përfitojnë nga mbështetja ndërkombëtare, sulmojnë ndërkombëtarët për të mbrojtur vetveten!
Kur duhet të kenë besim tek drejtësia dhe SPAK-u, sulmojnë drejtësinë nga frika për fatin e tyre!
Asnjëherë nuk bëjnë atë që duhet dhe atë që është më e mirë për njerëzit dhe demokratët. Sepse atyre u intereson vetëm fati i vet. Mjafton tymnaja të jetë ngritur. Çakejtë do ta gjejnë vetë rrugën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here