Largimi i të rinjve/ Përfaqësuesi i BB: Jemi të shqetësuar. Rama shfajësohet: Kënga e ikjeve është trend

0
93

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka ngritur si problem shqetësues emigrimin masiv të të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Salinas tha nga konferenca e përbashkët për shtyp me Ramën, se pagat janë vetëm një pjesë qe i detyrojnë të rinjtë të largohen, teksa pasha tjetër bie mbi perspektivën dhe aspiratat për jetën.

Salinas: Sfida është të krijojmë mundësi më të mira pune. Shtylla e dytë e strategjisë tonë është tek kapitali njerëzor, siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria. Jemi njohur me këtë nismë, çështja e emigracionit është komplekse, po pagat janë një pjesë e rëndësishme e saj, po kështu kur shohim, kur flasim me njerëzit sidomos të rinjtë është çështja e pasjes së mundësive për të zhvilluar aspiratat. Ne mendojmë se kur hedhim sytë pas për mënyrën se si mund të trajtojmë çështjen për të mundësuar sektorin privat në vend, ka më shumë potencial për investimet për të, ka një nivel shumë të lartë prodhimi, së bashku na duhet të ecim drejt një niveli më të lartë veprimtarie, shumë gjëra duhet të vendosen në vendin e duhur, kemi nisur bashkëpunimin me Ministrinë e Financës. Sa u takon pagave, ka një paketë masash që është e rëndësishme.

Shkruaj nje koment