Largimi masiv i popullates ul edhe konsumin e sapuneve dhe detergjenteve, bien importet

0
42

Emigracioni ka filluar e po ndikon ne cdo aspekt te jetes, teksa te gjithe sektoret po ndiejne renien e konsumit. Ritmi i atyre qe ikin eshte aq i larte, sa ka filluar te ndihet edhe ne perdorimin e sapunit dhe te preparateve lares. Per 11-mujorin 2022 importet e mallrave te grupi “sapuni, preparatet larese, lubrifikues, qirinjte” u ulen 7.4% krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes sipas te dhenave te fundit te INSTAT. Prodhuesit vendas e lidhin renien e importeve per kete grup mallrash me tkurrjen e konsumit. Largimi masiv i popullates ne emigracion sipas tyre mbetet arsyeja kryesore e uljes se konsumit. Ne kete periudhe kerkesa per detergjente dhe mallra pluhur lares eshte 20% me pak krahasuar me vjet. Largimet e popullates tashme jane kthyer ne shqetesim per shume sipermarres te sektoreve te ndryshem te ekonomise, duke ndikuar negativisht te fuqia blerese. Kompanite vendase pohojne se shpopullimi ka ardhur si rrjedhoje e thellimit te krizes ne vend dhe lehtesimit te proceduarave te punesimit e kontrolleve ne Gjermani, Itali dhe France.

Shkruaj nje koment