“Largoni të korruptuarit nga listat”, Kim thirrje liderëve politikë: Bëni transparencë për financimet

0
143

Në një konferencë që po zhvillohet paraditen e sotme me temë “Kostot në demokraci”, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim u ndal te integriteti i kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25-prillit.
Kryediplomatja amerikane i bëri thirrje krerëve të partive politike që të largojnë kandidatët me të shkruar kriminale, duke theksuar se zbatimi i dekriminalizimit është jetik.
Kim theksoi se liderët e partive duhet të bëjnë transparencë lidhur me financimet. Ajo tha se shqiptarët mertitojnë më tepër dhe se nuk duhet të votojnë për kriminelë.
“Liderët e partive duhet të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Zbatimi i dekriminalizimit është jetik.
Liderët e partive duhet të bëjnë transparencë në financimin e partive. Këto financime duhet të jenë transparente.
Ne i bëjmë thirrje liderëve politike që të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër. Populli shqiptar nuk duhet të votojë për kriminelë. Në një demokraci, qytetarët do të kenë pushtetin për të vendosur njerëz në detyrë” , tha Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here