“Lavatriçja” i vë flakën banesës në Fier

0
159

Një banesë  ka marrë flakë këtë të premte në Fier. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti që ka pasur lavatriçja.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen 29 nëntorit në Fier në rrugën Mujo Ulqinaku, ndërsa në banesë nuk ka pasur asnjë person, pasi familjarët ishin larguar që në mëngjes nga banesa.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here