Lazarati ,fshati që Rilindja e “shkretoi “dhe e la në harresë!

0
54

Lazarati është fshati më I madh në Shqipëri, me një sipërfaqe prej 4000 ha. Aktualisht në këtë fshat ,sipas statistikave pretendohen të jenë 750 shtëpi, 922 familje dhe rreth 4000 banorë .Me një pozitë të favorshme gjeografike ky fshat shtrihet në një pllajë kodrinore-shkëmbore në rrëzë të Malit të Gjerë, kufizuar nga veriu me Gjirokastrën, në jug me krahinën e Dropullit.

Banorët e zonës ,të lënë në harresë nga qeveria shqiptare i janë rikthyer punimit të tokave bujqësore edhe pse të pakta ,gjithashtu edhe blegtorisë .Së fundmi banorët një rëndësi të madhe i kanë kushtuar edhe bimëve medicinale.

Ndonëse i përfshirë në projektin e rilindjes atë të 100 fshatrave ,të cilat do të merrnin vëmendjen e qeverisë dhe madje do tiu kushtohej një sasi e konsiderueshme buxheti për zhvillim, e kundërta ndodhë me Lazaratin i cili deri më tani nuk ka asnjë investim . Kthimi i kësaj zone në një fshat tipik turistik është shumë larg .Asnjë përpjekje e qeverisë apo ministrisë së turizmit nuk është bërë deri më sot .Fshati u shkretua ,për rilindjen ky fshat ishte ” delja e zezë” e Shqipërisë për shkak të historisë që kjo zonë ka me kultivimin e krijimin e platancioneve me lëndë narkotike.Kjo është një ndër arsyet kryesore pse Lazarati nuk vizitohet nga turistë dhe kurrsesi nuk mund të jetë një fshat turistik me këtë imazh famëkeq që qeveria në pushtet i krijoi dhe ia ngjiti si një damkë të errët në biografi për tërë jetën.

Një nga problemet më shqetësuese të këtij fshati është mungesa e ujit të pijshëm. Shtëpitë që ndodhen në pjesën e sipërme të fshatit qofshin ato karakteristike të vjetra janë braktisur. Njerëzit janë larguar drejt shteteve evropiane pasi jeta në fshat për ta kishte përfunduar. Pjesa që ka mbetur i përket moshës së tretë .Aktiviteti i tyre i përditshëm është puna në bujqësi ndonëse shumë pak ,blegtori dhe bimë medicinale. Të gjetur pa zgjidhje ,pa ndonjë mundësi tjetër për të patur të ardhura ,banorët kërkojnë nga qeveria të ngrenë një pikë grumbullimi për bimët medicinale që fshati të mbahet me këtë alternativë .Por pavarësisht kësaj ,shteti ende nuk ka hartuar ndonjë plan apo projekt se si mund ta rimëkëmbi këtë fshat të cilin e rënoi me duart e veta.

“Rrojmë me blegtori.Fshati është bërë si mos më keq.Pa rrugë ,pa drita pa ujë.Fëmijët kanë ikur në Amerikë ,ne po jemi pensionistë nuk kemi ku shkojmë tjetër veçse të rrimë këtu “- shprehet një banor i zonës.

Por a mund ta shikojnë fshatin e tyre si një zonë turistike ? Për banorët kjo është e pamundur.

“Fshati ngjall interes vetëm për të kaluarën e tij që vetëm për keq njihet.Lazarati ka shtëpi historike ,karakteristike ,ka natyrë ,kemi Ujëvarën e Sopotit ,urën e Kordhocës .Ato po mund të shihen si një mënyrë për të grumbulluar turistë por kjo nuk ndodhë sepse nuk investohet.Një dritë nuk kanë vendosur në këtë fshat.Qeveria e bëri siç deshi dhe e la kështu në këtë gjendje.Të rinjtë u larguan dhe mbetën vetëm ne moshat e treta.Ne do merremi me turistë? “-shprehet një tjetër banor i këtij fshati.

Vetëm pak ditë më parë edhe kryetari i bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ka përsëritur nga Lazarati ,fjalët e keyeministrit se në 2020 do të bëhen investime për ta kthyer në fshat turistik si dhe do ndërtohet ujësjellësi çka do iu mundësoj ujë 24 orë banorëve .Por premtime të tilla ka patur edhe mëparë ndërsa vazhdon të mbetet e njëjtë ,mbetet për tu parë ,nëse rilindja do të vendosë të kthejë sytë nga ky fshat të cilin e ka injoruar deri më tani .

Shkruaj nje koment