“Lazarati” gjykata jep dënimet Aliko: Drogën e shiti policia

0
162

Sot është zhvilluar seanca gjyqësore tek Krimet e Rënda për dosjen “Lazarati 1 dhe 2”.

I akuzuar për ngjarjet në Lazarat në 2014 është edhe Arbjon Aliko, i cili ka lëshuar akuza të rënda në sallën e gjyqit në drejtim të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati ne 2014 dhe ua shiste trafikantëve.

Kete e bene banditet e Saimir Tahirit. Ne na kane sulmuar dhe nxjerre ne kerkim si fis sa erdhi ne pushtet PS-është shprehur Arbjon Aliko.

Gjatë gjithë seancës gjyqësore Aliko ka akuzuar dhe fyer ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Vendimet e sotme nuk kanë lidhje me vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha, pasi kjo është dosja e parë e Lazaratit.

Pas seancës së sotme 52 vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”.

Dosja Lazarati 2014

Dënimet e sotme:

Arbjon Aliko dënohet 13 vite

Gurgaz Skënderi 11 vite

Enrik Skënderi 10 vite

Alfred Proko 10 vite (në kërkim)

Beqo Brahimi 8 burg (në kërkim)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here