Lazarati i harruar nga qeveria, mungojne sherbimet publike

Prej vitesh fshati Lazarat në bashkinë e Gjirokastrës vuan mungesën e shërbimeve publike. Ndërtimi i ujësjellësit ka sjellë probleme me rrugët e brendshme pasi firma kontraktuese i ka lënë ende te hapura. Krahas kësaj energjia elektrike ndërpritet herë pas here duke zhytur në terr banorët e Lazaratit. Të revoltuar me pushtetin vendor dhe atë qëndror ata thonë se askush nuk kujtohet për fshatin që ka vite i lënë në mëshirë të fatit.
Vec mungesës së shërbimeve publike banorët përballen edhe me varfërin .
Dikur në fshatin Lazarat kishte rreth 6 mije banorë ndërsa sot popullsia është përgjysmuar duke arritur në 3500 banorë.


SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment