Lazarati në terr prej tre ditësh, reagon Bejko e Shehu

0
190

Banorët e lagjes së sipërme të fshatit Lazarat, kanë tre ditë pa energji elektrike. Dy shtylla të rrëzuara në ish Ndërmarrjen e Ndërtimit, kanë shkaktuar këtë anomali për banorët e fshatit Lazarat, duke lënë në errësirë të plotë, gati 80% të popullsisë totale të fshatit më të madh në jug të vendit.

Furnizimi me rrymë elektrike është ndërprerë qysh prej rrëzimit të shtyllave si pasojë e motit të keq dhe vërshimit të ujërave nga koha e keqe që u shkarkuan në përroin pranë kësaj ish ndërmarrjeje në kthesën drejt lagjes “Zinxhira”.

Për këtë anomali, ka reaguar kryetari i PD të Gjirokastrës Roland Bejko. Ky i fundit ka kërkuar me urgjencë rikthimin e normalitetit të furnizimit me energji elektrike për banorët e Lazaratit aq më tepër që janë pagues të rregullt të energjisë së konsumuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Gjirokastrës Tritan Shehu përmes postimit në FCB.

Shkaku sipas Shehut është tepër banal dhe bën fajtor për këtë gjendje OSHEE e cila nuk i përgjigjet thirrjeve të banorëve të Lazaratit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here