Lefter Koka lë qelinë, transferohet në spitalin e burgut në Tiranë

0
172

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë qelinë e burgut dhe është transportuar drejt spitalit të burgut.

Koka ka shfaqur shenja të panikut kardiak gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ai është transportuar drejt spitalit të burgut, ku sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të qëndrojë deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Pritet që Koka të rikthehet në burgun e Durrësit javën e ardhshme.

Ish-ministri i Mjedisit u arrestua më 14 dhjetor të vitit të kaluar për aferën e inceneratorëve.

SPAK e ka akuzuar atë për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here