Legalizimi i Kanabisit/ Edi Rama duhet ti kerkoje falje lazaratesve

0
51

Legalizimi i kanabisit i nxorri fytyren e vertete Edi Rames. Ne vitin 2014 Rama e cilesoi arritje dhe sukses te qeverise nderhyrjen ne Lazarat.
Por nuk vonoi vetem pak kohe me vone u zbulua lidhja e ministrit te besuar te tij , te brendshem me bandat dhe aferrat e tij te bera me bekimin e “Papes”. Ministri kampion qe vete Rama i thurrte lavde per renien e “Republikes se Lazaratit” , siç ai e cilesonte, sot eshte pas hekurave ndersa Rama e ka kyçur gojen, duke mos guxuar ti permend me as emrin Saimir Tahirit.
Ne 2014 policet qe vetem kete detyre dhe emertim nuk mund tiu vendosje, ju sulen Lazaratit si Rusia-Ukraines , ku perveç armeve kishin mar me vete dhe lugen ne brez, te babeziturit e “Ali Babes” , duke bere ate qe e pa gjithe Bota nje show por ne dem te te pafajshmeve . Sulmuan banoret e Lazaratit, duke i quajtur kriminele burrat dhe djemte e fshatit, kishin ose jo lidhje me kultivimin e kanabisit. U shkaktuan trauma femijeve qe per dite me radhe nuk mernin dot fryme lirisht sepse kudo kishte police te armatosur dhe sirena , a thua ishin ne lufte?


Rama kerkoi zhdukjen e nje fshati, banoret e te cilit shquhen per punetor dhe njerez te tradites. Rama nuk lejoi amnistine por vendosi denime kapitale per 300 burra dhe djem te Lazaratit pavaresisht se ishin apo jo kultivues te kanabisit , mjafton qe ishin nga Lazarati . Per nje vit rresht “hajdutet me uniforme” grabiten dhe plaçkiten çdo shtepi te Lazaratit , duke ushtruar terror mbi te moshuarit , grate e femijet .
Askush nga qeveria Rama nuk foli per pasojat dhe traumat qe solli ky aksion banditesk i policise se Saimir Tahirit dhe Edi Rames tek femijet , te cilet i ngrinte nga gjumi çdo mengjes , per kontrollin e shtepise .

-“Ndal!”
-“Duart Lart “
-“Policia!”
Ishin vete banoret, te tronditur, ata qe me vone do te deklaronin se policia e Saimir Tahirit per interesat e tyre moren jo vetem kanabisin por dhe i plaçkiten duke mar bizhuterite me vlere, veshjet e deri tek ushqimet nga frigoriferet.
Ata ishin hajdutet e “Ali Babes” , kapua qe i drejtonte sot eshte ne qeli per te njejtat motive qe fajsonte dikur keta banore , u jepte urdher te ngriheshin 5 pika vrojtimi per nje vit, ku per te dal nga fshati per ne rrugen nacionale duhet te kaloje 11 postoblloqe policie , ndersa brenda fshatit nen kontrollin e rrepte banoret i ndalonin dhe u kerkonin pasaporten per te lejuar kalimin , a thua ishin kaq te rrezikshem lazaratasit ?!


Patrullimet per 24 ore rrugeve te Lazaratit me iveko policie, me blinda ushtarake nga njerez te maskuar dhe armatosur deri ne dhembe, plumbat qe jane deshmi e gjalle e atyre diteve dhe muajve te zhurmshem e plot ankth a do te fshihen ndonjehere nga memorja e lazaratesve ?
Dhe sot pas nje nate te fjetur zbuluar , kryeministri zgjohet i frymezuar dhe tregon se kanabisi esht nje bime mjeksore qe duhet legalizuar por pse jo te lejohet per perdorim vetjak.

Ku jane sot te gjitha ata qe brohorisnin ” bravo ” kudo dhe ne tv, duke kaluar ne ekzaltim nga nderhyrja ne Lazarat, sikur te ishte nje fshat anti shqiptar dhe jo nje fshat qe mbart vlera historike, nje fshat qe per liri dhe demokraci ka luftuar nder shekuj, dhe per liri e demokraci ka vuajtur 45 vite nga komunizmi por asnjehere nuk u dorezua.


Rama po i jep “bekimin” kanabisit qe aq shume u trumpetua se u zhduk nga nje fshat siç ishte Lazarati duke u perhapur ne te gjithe Shqiperine.

Shkruaj nje koment