Legalizimi i kanabisit në Shqipëri/ Mediat greke ngrejnë alarmin: Një “Kolumbi” pranë kufirit tonë

0
67

Greqia është alarmuar nga legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Mediat helene shkruajnë se pjesa më e madhe e prodhimit shqiptar të drogës, shumë tonë në vit, eksportohet në Itali dhe Greqi, ndërsa shtojnë se një “Kolumbi” është në kufi.

Gjithashtu evidentojnë se në katër vitet e fundit në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar mbi 13 ton kanabis të papërpunuar. Rrugët nga Kastoria dhe Janina konsiderohen si kalimet më të rëndësishme për trafikun e “barit” në Europë, që përkthehet në miliona euro fitime në të dyja anët e kufirit.

Më tej vihet theksi te niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri, që sipas mediave greke, do të rrisë trafikun e drogës pas legalizimit të kanabisit.

Teksa theksojnë që kjo veprimtari e paligjshme është shumë e përhapur në Shqipëri, evidentojnë Lazaratin dhe fitimin, sipas mediave greke, i sillte shtetit tonë 4.5 miliardë euro çdo vit.

Shkruaj nje koment