Leja qe fundosi Dakon

0
106

Referuar dosjes hetimore, në maj të vitit 2009 shoqëria “Fakle” e biznesmenit Fiqiri Farruku aplikon për leje ndërtimi për objekt 7 kate dhe 1 kat nëntokë.

Çuditërisht pa marrë akoma lejen e ndërtimit, në korrik të vitit 2010 shoqëria merr “pëlqimin mjedisor” nga agjencia rajonale e mjedisit, për një shtesë dy kate.

Leja e ndërtimit për projektin fillestar, pra godinë banimi por pa papafingon është miratuar në mbledhjen e KRRT-së në shtator të vitit 2010. Kryebashkiaku është kryetar i këtij organi por në fakt aty vendimi është kolegjial.

Më shumë se sa shpërdorimi apo vërtetimi fajësisë për një rim që fillon me 6 muaj minimalja duhen goditur dhe zbuluar vjedhjet e mëdha që janë bërë, përvetësimet e mëdha, shkelja e ligjeve për tendera, përfitime nga tenderat”, u shpreh ish deputeti i Ps-së, Spartak Braho.

Aq më tepër që leja e ndërtimit për shtesat është firmosur nga ish kryetari Vangjush Dako. Ajo është zbardhur në tetor të vitit 2014. Vetëm pas kësaj procedure duhet të kishte nisur ndërtimi i kateve shtesë, por në fakt kontrata me ujësjellësin dhe OSHE tregojnë se pallati banohej që nga 2012-a.

“Pra pasi ka marrë lejen e ndërtimit në shtator 2010, në dhjetor 2010 ka kërkuar rishikim të lejes dhe shtesë kati, më pas, në maj të 2011 ka aplikuar për 3 kate shtesë dhe si përfundim janë miratuar 4 kate shtesë pa patur asnjë kërkesë të tillë”, citohet në dosjen hetimore të prokurorisë. 

Shkruaj nje koment