Lejohet eksporti i bagëtive të imta nga Shqipëria drejt Serbisë pas 30 vitesh

0
59

Shqipërisë i ndizet pas 30 vitesh drita e gjelbër e eksportit të të imtave dhe mishit të tyre nga ana e Serbisë. Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bë me dije se në datë 6 Mars 2018 u bë takimi midis Delegacionit të Republikës së Serbisë dhe delegacionit Shqiptar.

Në këtë takim u ra dakort që duke respektuar kërkesat dhe standartet shëndetësore të të dy vendeve, të përgatiten të gjitha procedurat ligjore që do të mundësojnë që shkëmbimet tregëtare ndërmjet vendeve tona të përfshijnë edhe eksportin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Serbisë të kafshëve të gjalla të llojit dhen dhe dhi, mishit të freskët të tyre.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për blegtorët shqiptarë. Deri më sot i gjithë prodhimi i tyre ishte i dedikuar vetëm për tregun e brendshëm. Nga sot, këtij tregu i shtohet edhe një treg tjetër prej rreth 7 milionë banorësh sic është ai i Serbisë.

Gjedhi në vendin tonë rritet kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun serb, i cili sot furnizohet kryesisht nga vende që shumicwn e mbarështimit e realizojnë me anwn e rritjes intensive.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 3.000.000 të imta të cilat çdo vit lindin rreth 2.400.000 qingja dhe keca vetëm për therje. Këta qingja në therje janë me një mesatare 10-15 kg mish për krerë, një vlerë ekonomike në total 25,2 miliard Lekë ose rreth 191 milion Euro.

Është hera e parë pas vitit 1990 që do të eksportohen kafshë të gjalla të llojit të imta ose mishi i tyre, drejt një vendi të huaj.

 

Shkruaj nje koment