‘Leku letër’ në Ksamil, ankesa për çadrat 40 euro

0
99

Në Ksamil sezoni turistik është në pikun e tij. Disa të huaj dhe një grup emigrantësh shqiptarë në Itali po përpiqen të sigurojnë çadra dhe shezlongë në plazh, që për shkak të mbingarkesës duhen rezervuar një ditë para.

Sergio që ka mbërritur sot duhet të presë për të nesërmen që të sigurojë një vend buzë detit për familjen.

“Çmimet shkojnë nga 30-40 Euro për set, çka nuk e bën këtë shërbim më të lirë se në Itali.” –shprehet pushuesi italian.

“Çmimet janë içik më të kripura se viti që kaloi, rreth 20% më lart këtu se në Itali” -shprehet një pushues

Pushuesit flasin për një rritje të çmimit të ofertës në tërësi me të paktën 20-30% në raport me vitin e kaluar, rritje që nuk motivohet mjaftueshëm me cilësinë e shërbimit, problemet e infrastrukturës, lehtësitë dhe logjistikën.

Një ri 20-vjeçar shqiptar që ka lindur në Itali tregon se në mbrëmje i duhet të shpenzojë të njëjtën sasi parash sa në Itali për tu zbavitur në një bar nate me miqtë në Ksamil.

Shkruaj nje koment