Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, tundet edhe jugu i Shqipërisë

0
144

Gjatë mbrëmjes së sotme një lëkundje e fortë me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter është regjistruar në Greqi shumë pranë kufirit me Shqipërinë.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 22.22 të mbrëmjes së sotme, ku sipas Institutit Evropian të Regjistrimit të Tërmeteve, epiqendra ka qenë 30 km në veri-perëndim të Prevezës.
Po ashtu, tërmeti është ndjerë në të gjithë zonën e veriut të Greqisë, po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.
Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km dhe sipas të dhënave më të fundit nuk është raportuar për dëme.
Rajoni i Ballkanit gjatë muajve të fundit është duke përjetuar lëkundje tërmetesh në vazhdimësi.
Theksojme se 2 tërmetet më të mëdhenj të muajve të fundit, me pasoja të rënda, kanë qenë, tërmeti i 26 nëntorit në Durrës në Shqipëri, dhe tërmeti shkatërrimtar në lindje të Turqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here