Leri bredhjet elektorale e shko ne spital zoti Rama

0
918

Nga Basir Collaku

Helmi nuk eshte as socialist as demokrat por njerezit jane lenduar keq. Ndaj leri bredhjet elektorale shko ne spital, mblidh qeverine, po qe nevoja presidenti te mbledhe dhe Keshillin e Sigurise Kombetare, e njerezit te mesojne çpo ndodh. Te qetesohen. Te jetojne se paku pa kete frike te re. Jane mbi 130 persona dhe numri po shkon ne rritje, te lenduar prej shume oresh ne mitingun e PD mbreme. Gjendja eshte alarmante se qytetaret nuk dine se sa thellesisht shqetesuese mund te jete çeshtja per shendetin e tyre si sot dhe ne te ardhmen. Kryeministri i vendit Edi Rama ne gjezdisjen e tij elektorale tregon perralla per gjyshin merakli makinash se si u be shofer i mbretit Zog. Ndoshta neser e tutje do te na rrefeje per gjyshen e cila bashke me gjyshin kane qene ne oborrin e mbretit Ahmet Zogu. Nuk gjen kohe te shkoje ne spital te shoh qytetaret pavaresisht se jane demokrate. Ata jane lenduar, helmuar dhe helmi z Rama nuk eshte as helm socialsit as helm demokrat. Nuk mund te kollarisesh perralla pas veshjes me banavreke ne Bruksel, kur qytetaret jane ne rradhe ne spital nga nje gje dje e rende. Kreu i opozites eshte nder te lenduarit dhe ka marre mjekim disa here ne spital. Ndersa shtatgjatesia e tij elektorale socialiste, nuk kuturis dot te behet i pergjegjshem e te thote qytetareve se çfare u ka ndodhur ne qeverisjen e tij. Pasi mesoi “gebelsat” e tij te vegjel te sajonin alibi me tollumbace heliumi dhe pastaj ben komikun ne fb. Ja oferta e tij. Njerezit me qindra ne spital ai vetlumturohet ne livadhe barcoletash. Njerezit jane helmuar poshte.dritares se zyres se tij. Nese ai do kishte qene ne zyre dritare hapur mbase, mbase, do ishte nje nga te prekurit e kesaj historie te pazakonte. Kjo eshte gjendje paniku dhe nuk mbulohet me televizione dhe portale nen hyqmin e parase. Kush do shkoje ne mitingun e rradhes se PD nese ato jane shenjestra sulmesh te tilla. Dje aty kishte dhe femije.. largqofte diagnostikimi te nxjerre telashe per shendetin e njerezve. Qofte me kaq. Ndryshe fatkeqesia e pushtetit do te prodhoje rrenime tej parashikimeve..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here