Letra e pa pergjegjeshmerise se Qeverise Rama!!!

0
164

Nga Prof.Dr Tritan Shehu

Ministret e Rilindjes treguan me letren per Parlamentin e Hollandes “prioritetet” e rrezikeshme te kesaj maxhorance:
1-Ne leter nxitet tendenca per te cpopulluar Shqiperine edhe duke evokuar abortet, qe kane arritur shifra alarmuese ne numer e selektivitet, ndersa duhej te punonin per t’i ulur.
Kemi mbi 29000 jete te humbura nga abortet ne 5 vite, me 200 aborte per 1000 lindje, me 300 aborte me shume ne vitin 2018 ndaj 2017-tes.
Jane vrare 33000 femra prej vitit 1990 prej aborteve selektive mbas javes se 12-te, cfare ka devijuar raportin e lindjes femra/meshkuj ne 100/112 nga 100/105 te normes.
Po te shtojme dhe renien e natalitetit ne 1,7 femije per grua kur shifra e “mbi jeteses” eshte 2,1; vdekshmerine e larte foshnjore, largimet nga vendi, vihet ne dyshim ekzistenca e Shqiperise me shqiptare, pasoje kjo e qeverisjes Rama.
2-Prioriteti i dyte ai i martesave gay me adoptimin e femijeve nga ato cifte, qe cfaqet ne ekzaltimin e ministreve ndaj atyre, godet konceptin e vertete te familjes se perbere nga burri, gruaja dhe me shprese femijet, si themelin e vlerave, te ekzistences se shoqerise njerrezore, te “folese” se femijeve.
Ky “entusiazem” i tyre eshte krejt i kundert me aspiratat tona per te forcuar familjen e mbijetuar, duke rene ndesh edhe me kolona kryesore te harmonise sone fetare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here