Lëvizja për Aksion Qytetar në PD, nuk ka të ndalur nga aksioni i tyre antikanabis. Mesditën e sotme ata janë tubuar para sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku kanë zgjedhur një formë tjetër kreative proteste antikanabis. Të gjitha automjetet e minstrave të qeverisë dhe deputetëve të majtë, ata i kanë vendosur nga një etiketë ku quhet Republika e Kanabisit themeluar nga Edi Rama 2013-2017. Një prej organizatorëve të protestës së sotme Rajkard Dervishaliaj është shprehur se vendosja e damkës së kanabisit, simbolizon më së miri këtë mazhorancë qeverisëse. Kjo qeveri, na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyeti i drogës. Ne sot do shënjojmë çdo makinë deputeti dhe çdo deputet me stemën republikës së themeluar nga Rama, Republikën e Kanabisit. Makinat e deputetëve të majtë janë etiketuar nga të rinjtë ku organizator ka qenë Sekretari për Aksionin Qyterar në PD, Ervin Salianji. Reagimi i të rinjve demokratë, vjen menjëherë pas publikimit nga ana e BBC të një reportazhi të gjatë për kultivimin dhe trafikimin e drogës shqiptare drejt Europës.