‘Lëvizni me urgjencë’, Yuri Kim: Kushtetuesja të jetë funksionale brenda 2020-ës

0
138

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda këtij viti.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasadorja Kim thekson se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë.

‘Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias.

Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020.

Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë’, thekson ambasadorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here